Përparim Sadiku, punëtori i cili mbeti i varur në vinç si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës, “Arbën Xhaferi”, ka treguar se tash pas tragjedisë që ndodhi ka mbetur i papunë.
Por ka thënë se nga paga bazë që e kishte 900 euro tash merr vetëm 30 përqind të kësaj page.

Ai ka treguar se ka paditur Bechtel&Enka për mos kompensim

“Aksidentin ne e kemi pasur më 26 tetor dhe deri më tash firma asnjëherë nuk më kanë thirrur, dhe shpenzimet ato çka i kamë bërë i kanë paguar. Por kjo nuk është asgjë. Sepse unë jam lënduar, e kam qenë i rrezikuar për vdekje. Ne jemi ankuar por nuk kemi pasur edhe shumë njohuri. Asnjë organizatë joqeveritare nuk më ka ftuar përpos inspektoratit policisë dhe Refki Suma po më ka thirrur”, ka deklaruar ai në frontal.

Ai ka thënë se në atë pjesë të Kosovës nuk ka mundur kurrë të shkoj.

“Mendoj që nuk do të shkoj andej. Edhe nëse me duhet me shku në Maqedoni do të gjej një rrugë tjetër sepse ajo rrugë më duket shumë e pasigurt. Unë gjumin nuk po mundem me bë. Por po rehabilitohem”, ka deklaruar Sadiku.

Ai ka treguar që prijësit e kësaj kompanie shpesh edhe u kanë bërë presion pasi që siç deklaron ai, afati për përfundimin e punës afrohej e drejtuesit e Bechtel&Enka kishin frikë nga dënimi prej shtetit të Kosovës.

Tregon edhe për mos vazhdimin e kontratave ku ka thënë se shumë prej punëtorëve ishin të pa lajmëruar në inspektoratin e punës