Me urdhër të Prokurorit të shtetit është duke u zhvilluar një aksion i madh i Policisë së Kosovës, në komunat veriore ku dyshohet për kontrabandë dhe krim të organizuar të disa zyrtarëve policorë dhe zyrtarëve doganorë.

200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pjesëmarrës në aksionin i cili aktualisht është duke u zhvilluar në Veri të Mitrovicës.

Dyshohet për dy policë të plagosur, gjatë këtij aksioni.