Lokale - eSIMy

Rusia ka shpërndarë video të tankeve të ushtrisë së saj duke u kthyer në bazë, nga kufiri me Ukrainën ku kanë qëndruar për disa javë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video ku shihet një numër i tankeve dhe mjeteve të tjera ushtarake duke lënë hapësirën afër kufirin ukrainas.

Ndërkohë, Ukraina ka deklaruar pas lajmit për tërheqjen e një pjese të trupave ruse të martën, duke thënë se nuk besojnë se Rusia do të tërhiqet derisa të shohin të gjitha trupa ushtarake duke u larguar.

Afër 100,000 trupa ruse kanë qëndruar me ditë të tëra në kufirin me Ukrainën. Derisa SHBA-ja ka deklaruar vazhdimisht se Rusia po përgatitet ta pushtojë Ukrainën, Moska zyrtare e ka mohuar këtë duke thënë se trupat janë vendosur aty për të kryer ushtrime ushtarake.