Një rrahje brutale ka ndodhur brenda Stacionit të Policisë në Prizren. Një qytetar shihet duke u futur brenda stacionit i lidhur me pranga teksa zyrtarë policorë e sulmojnë fizikisht.

Gazeta Insajderi ka mësuar se Halil Emerllahu e Halim Hamiti janë dy prej zyrtarëve policorë të Prizrenit të cilit shihen duke e rrahur qytetarin.

Njëri nga ta shihet duke i rënë boks derisa e shtyjnë drejt murit ku nuk shihet qartë pamje, por nga lëvizjet vërehet se janë duke e sulmuar fizikisht.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë në Prizren por të njëjtit deri tani nuk kanë dhënë ndonjë koment.