Lokale - eSIMy

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka treguar se është takuar shkurt me Thaçin pas përfundimit të gjykimit dhe shqiptimit të dënimit.

Prosper ka thënë se Thaçi e vlerëson përkrahjen e të gjithë popullit dhe se e di që lufta për drejtësi për veten dhe popullin e Kosovës do të vazhdojë.

“Ai vlerëson gjithë mbështetjen e popullit. Ai e di që lufta do të vazhdojë. Ai do të bëjë gjithçka që duhet për të luftuar për veten dhe popullin e Kosovës”, ka deklaruar Prosper.