Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar gjatë protestës që po zhvillohet para objektit të EULEX-it, në dalje të Prishtinës.

Protesta është organizuar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ekipi i Insajderi në teren ka konfirmuar se gjatë protestës një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve, i njëjti është arrestuar pasi nuk e ka lënë makinën e Policisë së Kosovës të kalojë.

Protesta po zhvillohet në shenjë kundërshtimi ndaj dënimeve të shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.