Lokale - eSIMy

Prokuroria e Pejës ka dhënë detaje lidhur me rastin në Kaliqan të Istogut ku një 35 vjeçar u gjet pa shenja jete.
Më herët gjatë ditës Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bëri të ditur se personi në fjalë është gjetur i vdekur brenda një shtëpize druri.

E zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për lajmi.net se dyshimet e para janë për vetëvrasje.

“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashë me njësitet relavante policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajete është dërguar për obdukim. Rasti është cilësuar “Hetimi i Vdekjes”, tha Nikçi për lajmi.net.

Detaje të tjera rreth rastit ende nuk dihen.