Prokuroria në Zvicër ka ngritur aktakuzë ndaj kosovarit Ardian C., i cili po akuzohet se shkaktoi një aksident të rëndë. Akuza ndaj tij është ngritur edhe për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe mosdhënie të ndihmës së parë.
Kosovari dyshohet se ka goditur me veturën një grua me vajzën e saj 4-vjeçare, dy vjet më parë në qytetin Dietikon, shkruan Blick.
Ndaj tij, Prokuroria ka kërkuar që të caktohet dënimi prej katër vitesh burgim dhe ndalim për të hyrë në Zvicër për 7 vjet.






