Në minierën kroate në Sveta Nedelja, u festua solemnisht fillimi i prodhimit të monedhave kroate euro, ku morën pjesë kryeministri Andrej Plenkoviq dhe guvernatori Boris Vujçiq, i cili raportoi se rreth 420 milionë monedha euro janë planifikuar të prodhohen deri në fund të vitit.

Siç theksoi guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, prodhimi filloi javën e kaluar pas vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kroacisë në eurozonë.

Ai tha se synimi është të prodhohen rreth 420 milionë monedha euro me motive kombëtare deri në fund të këtij viti, ndërsa rreth 230 milionë prej tyre janë planifikuar për vitin e ardhshëm, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Në treg janë planifikuar të dalin rreth 3700 ton monedha dhe rreth 350 milionë kartëmonedha. “Kjo duhet të plotësojë nevojën për para të gatshme dhe zëvendësimin e kunës më 1 janar”, tha Vujçiq, i cili është i sigurt se gjithçka do të bëhet me sukses.