Në pikën kufitare në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, ndërsa në dalje të Kosovës nuk ka pritje, përveç kontrollit që zgjat 10 minuta.

Kështu ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka apeluar që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare që për shkak të fluksit të madh të shmangin pritjen./Llapi.info