Mëngjesin e sotëm është krijuar kolonë e gjatë deri në pesë kilometra në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare. Kjo për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve për t’i kaluar pushimet dimërore në Kosovë.

Sipas lexuesve të gazetës, kjo pikë kufitare sot është shumë e ngarkuar ndërsa pritje prej disa orësh janë raportuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Mërgimtarët të cilët vijnë në Kosovë me vetura gjithmonë përballen me pritje të gjata në kufi.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pritje-te-gjata-per-mergimtaret-ne-merdare-478484/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright