FFK sot ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen e radhës që Kosova e luan në kuadër të Ligës së Kombeve.
Këto bileta janë shitur në pikat e IPKO-së në të gjitha qendrat e Kosovës.
Interesimi i madh i qytetarëve krijoi radhë të gjata të pritjeve në të gjitha pikat. Të rinj e të vjetër pritën me orë të tëra, e disa në fund mbetën pa bileta.
Të frustruar nga kjo, qytetarët u revoltuan. Aty intervenoi edhe Njësia Speciale. Ata u treguan të pa mëshirshëm ndaj qytetarëve.
Shufra hekuri e gaz lotsjellës u përdorë ndaj qytetarëve të republikës.
Do të ishte e rrugës që FFK herën tjetër të aktivizoj sistemin online për sigurimin e biletave.








