Analisti Xhevdet Pozhari, i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, ka kritikuar për mos punë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Ai në një postim në Facebook ka kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti, të cilët sipas tij nuk po punojnë.

Pozhari ka “monitoruar” profilet në Facebook dhe postimet e ministrave të Qeverisë, nga ku ka pikasur se që katër ditë, përveç ministres Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, të tjerët nuk kanë ndonjë aktivitet.

“Përveç Arbërijes dhe Albulenës, krejt ministrat e tjerë postimin e fundit e paskan pas për urimin e Bajramit. Pra, që 4 ditë kurgjo që shihet nuk paskan punu. Gratë tanaherë janë më të zonjat se burrat, por neve na vjen inat me e pranu”, ka shkruar ai.