Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera ka thënë se nëse ai do të zgjidhej kryetar komune do të rris dyfish buxhetin për bujqit, transmeton Llapi.info.

Përveç kësaj, Potera ka thënë se do të ketë edhe grande për ngritjen e serave ku komuna do t’i përkrah ata me 50% të vlerës së serës.

“Ne mendojmë që ta dyfishojmë subvencionimin për bujqit. Më 2018 janë 315 mijë euro për bujqësi, ne do ta dyfishojmë këtë buxhet. Gjithashtu do të këtë grande për ngritjen e serave, do të përkrahim fermerët edhe me sipërfaqe ari; tokë të punuar, komuna do t’i përkrah me 50% të vlerës së serës. Ky projekt është mandatar. Do të përkrahen 200 fermerë me sistemin e ujitjes me sipërfaqe prej 50 ari, do të ndihmohen gjithashtu 100 familje me gjendje jo t mirë ekonomike me nga një serë me një sipërfaqe prej 2 ari”, ka thënë Potera në një emision në televizionin “TV Dukagjini”./Llapi.info