Ajet Potera, kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës ka hedhur votën e tij duke e kryer obligimin e tij qytetar në këtë komunë.

Potera, pas votimit ka thënë se shpreson që të mos ketë probleme gjatë procesit të zgjedhjeve dhe se qytetarët të dalin të kryejnë obligimin e tyre.

“ Deri tani ka shkuar mirë, qytetarët të dalin dhe ta kryejnë votimin e tyre. Shpresojë të mos ketë probleme dhe të kaloj kjo ditë në mënyrë demokratike. Një proces demokratik është e natyrshme të shkoj në rregull” ka thënë Potera, shkruan Indeksonline.

Ajet Potera është kandidat i VV i cili garon për kryetar të kësaj komune.