Kohën kur po afrohen zgjedhjet lokale akuza e kundër akuzat po shpeshtohen mes kandidatëve e kundër kandidatëve të partive politikë në Podujevë.

Sot u raportua në media se ndaj kandidatit të Vetëvendosjes, Ajet Potera është ngritur një aktakuzë për veprën penale “vjedhje të energjisë elektrike”.

Mirëpo, Ajeti në një prononcim për Indeksonline ka mohuar këtë me shprehjen “I fëlliqti të flliq”, duke ju referuar kundër kandidatit të tij në Podujevë Agim Veliu.

Ai ka akuzuar pushtetin, duke thënë se aktakuza më parë ka shkuar në duart e të tjerëve se sa në duar të tij.

“Është shumë interesante kur të kapet shteti, më shumë rivalët politik i dinë aktakuzat ndaj meje se sa që i qohen njeriut në dorë. Asnjë aktakuzë kurrë nuk ka ardh në adresën time, me e pas një dokument që unë jam i akuzuar për diçka. I fëlliqti të flliq dhe po presim 22 tetorin, verdiktin e fundit për këta flliqana”, ka thënë Potera.