Kandidati për kryetar të Podujevës nga VV, Ajet Potera, ka reaguar pas rezultateve të para në këtë komunë, duke falënderuar qytetarëve për angazhimin në procesin zgjedhor dhe votën që ia kanë besuar.

Potera ka thënë se pavarësisht rezultatit, rrugetimi i tyre i përbashkët do të vazhdoj në të mirë të Podujevës.

Potera ka thënë se VV janë subjekt politik më i madhi në nivel vendi dhe i dytë në nivel lokal, shkruan Indeksonline.

Postimi i tij i plotë:

Te dashur qytetare, pavaresisht rezultatit qe prodhuan zgjedhjet e sotme, dua t’ju falenderoj nga zemra, per gjithe angazhimin qe keni dhene gjate ketij procesi zgjedhor, permes angazhimit tuaj si vullnetare, permes ndihmes financiare, ne diskutimet qe i keni zhvilluar e deri tek vota qe na e keni besuar. Te gjithe ju, te rinje e te vjeter, burra e gra, punetore e te papune, studente e profesore, doktore, bashkeluftetare e profesioniste te fushave te ndryshme, asambleiste dhe ju kandidate per asamble, ju faleminderit per kontributin tuaj! Kane qene dy muaj te gjate per te gjithe ne. Por, dy muaj qe percaktojne rrugen ne te cilen do te ecim ne kater vitet e ardhshme.

Pavaresisht rezultatit, rrugetimi yne i perbashket do te vazhdojë. Ne asnjehere s’do rreshtim se angazhuari per te miren e perbashket, per ndertimin e nje shteti me te drejta dhe mundesi te barabarta per secilin.

Ne sot jemi subjekti politik me i madh ne nivel vendi dhe jemi subjekti i dyte ne nivel lokal. Rreshtimi i vazhdueshem i qytetareve me Levizjen eshte proces qe nuk ndalet nga asnje rezultat dhe ne asnje rrethane, sepse Levizja jone me shume se nje organizim politik, eshte nje domosdoshmeri politike.