Dy kandidatët për kryetar të Podujevës, Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potera nga VV në emisionin “DebatPërnime” kanë dhënë premtimet e tyre për katër vitet e ardhshme të mandatit qeverisës.

Kandidati i LVV- së Ajet Potera ka thënë se gjatë mandatit 4 vjeçar do të mbjellë në më shumë se 16 mijë drunj dekorativ. Sipas tij për ç’do vit do të mbillen në më shumë se 4 mijë drunj dekorativ.

Teksa, kandidati tjetër nga LDK, Agim Veliu nuk ka dhënë ndonjë shifër por ka thënë se do të mbillen drunj aq sa ka nevojë dhe në bazë të gjatësisë së rrugëve./Llapi.info