Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës po vazhdon t’i ndalojë dhe konfiskojë drunjtë nëpër automjete të ndryshme, për të cilat, siç thotë Policia, janë të ngarkuara paligjshëm, shkruan Llapi.info.

Në një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes. Sipas raportit të PK-së, një traktor me dru është konfiskuar.

“Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, me traktor i cili ishte duke transportuar dru në mënyrë të paligjshme. Sasia drunore prej 2.2m3 është konfiskuar dhe dërguar në Ekonominë pyjore. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info