Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës po vazhdon të konfiskojë automjete të ndryshme të ngarkuar me dru në zona të ndryshme të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Një rast i tillë së fundi ka ndodhur në fshatin Lluzhan. Kështu ka njoftuar Policia në raportin e saj ditor.

“Fsh. Lluzhan, Podujevë 31.05.2022-22:16 Njësitë policore kanë ndaluar automjetin transportues (kamion) me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull  kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar 11.64 metra kub dru pa dokumentacion përcjellës. Me urdhër të prokurorit, drunjtë janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./Llapi.info