Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se dje në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ gjatë kontrollit tek i dyshuari, është konfiskuar një pistoletë pa leje me një karikator pa fishekë, njofton Llapi.info

Në këtë kontroll, nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt /Llapi.info