Lokale - eSIMy

Një furgon (kombi), i cili kishte qenë i ngarkuar me dru në Repë të Podujevës, është konfiskuar, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas PK-së, drutë kanë qenë pa dokumente përcjellëse.

“Repë, Podujevë: Njësitë policore kanë ndaluar një automjet transportues (furgon) me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 2.80 m3 dru për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës. Me urdhër të prokurorit, sasia drunore është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info