Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar pak minuta më parë për një plagosje që ka ndodhur në parkingun e “Park Plazza” në Podujevë, raporton tutje Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima është nisur në QKUK.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”  në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.  Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, është shprehur ai.

Llapi.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe nga Emergjenca e Podujevës./Llapi.info