Pas një aksidenti me fatalitet të një gruaje, cila ishte krejtësisht e papërfshirë në një garë ilegale të makinave në Niederrhein, policia gjermane është vënë në kërkim të një personi.
Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Kushtrim Hoti, i cili po kërkohet si një nga shkaktarët e aksidentit.
Kjo pasi që, siç thuhet tutje, “I dyshuari nuk mund të gjendet në adresën e tij”.
Policia gjermane supozon se ai pas aksidentit mund të jetë në arrati.
Vendndodhja e aksidentit në Moers të hënën të Pashkëve: 43-vjeçarja vdiq tre ditë më vonë.
“Hoti është një qytetar kosovar me lidhje të tanishme me Kosovën, kështu që është gjithashtu e mundur që Kushtrim Hoti të jetë larguar nga Republika Federale ose do të largohet ndërkohë”, citohet të ketë thënë policia.
Policia po kërkon tani informatorët që mund të tregojnë se ku është personi i kërkuar.
21-vjeçari Kushtrim Hoti thuhet se është një nga shkaktarët e vdekjes së një gruaje
Po sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të hënën e Pashkëve në Moers, Gjermani.
Dy garuesit thuhet se kanë qenë duke zhvilluar një garë të paligjshme të makinave të tyre të fuqishme të Hënën e Pashkëve në një rrugë me dy korsi.
Një nga ata dy thuhet se është përpjekur të “dëshmojë”, duke tejkaluar tjetrin, pas së cilës është përplasur me një veturë tjetër të vogël që i përkiste një 43-vjeçareje, e cila më vonë kishte ndërruar jetë.