Me 9 korrik në afërsi të xhamisë në fshatin Marevc të komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe iu ka sekuestruar edhe arme.

Policia në kuadër të veprimit hetues, ka sekuestruar një pushkë automatike AK47 dhe dy revole me gas.

Personat e dyshuar lidhur me rastin janë B.Z., dhe A.L., të moshës 21-vjeçare dhe 19-vjeçare të cilët janë dërguar në stacion policor.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

news image