Dje rreth orës 9: 25 minuta një i mitur ka hedhur sprej OC në korridor të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në Orllan duke lënduar kështu katër nxënës të tjerë të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor, njofton Llapi.info.
Pas aktit Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe më pas e kanë liruar me procedurë të rregullt.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar (i mitur) ka përdorur sprej OC në korridor të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi”. Si pasojë e përdorimit të sprejit janë lënduar katër nxënës të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësorë dhe më pas janë liruar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar një sprej OC. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK- së./Llapi.info