Lokale - eSIMy

Polici i cili është plagosur mbrëmë në fshatin Serbovc të Zveçanit, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për “IndeksOnline”, Avdush Bajgora, mjek kujdestar në Qendrën Emergjente. Bajgora tha se polici i plagosur, tani është duke u pranuar në Kirurgjinë Torakale, pasi që në trup ka dy pjesë metalike dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Polici tani po pranohet në Kirurgjinë Torakale. Në trup i ka dy pjesë metalike, apo trupa të huaj. Gjendja e tij është stabile. I kemi bërë të gjitha analizat, i kemi bërë CT-në dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Bajgora për “IndeksOnline”.