Poeti nga Podujeva, Ilmi Tahiri ka botuar edhe tre libra në ditën ndërkombëtare të Librit.

Me datën 11 të muajit të kaluar kanë dalë nga botimi tri librat poetike ” Sytë kah atdheu”, “U ktheva atdhe” dhe “Për ty Kosovë”, janë librat tashmë të botuara nga Tahiri. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social Facebook.

“Një lajm i madh për të gjithë lexuesit e mi në atdhe mërgim kudo në botë në ditën ndërkombëtare të librit ju sjell lajmin më të madh dhe gëzimin dhe suksesin tim më të madh letrar dhe poetik e ndaj me të gjithë ju pas gjashtëmbëdhjetë antologjive poetike me grup autorësh në antologji të përbashkëta poetike të ndryshme në Tiranë dhe Prishtinë, e ndaj me të gjithë ju gëzimin dhe suksesin më të madh në fushën e krijimtarisë sime letrare si poet. Me datën 11 mars të muajit të kaluar kanë dalë nga botimi tri librat e mia poetike ” Sytë kah atdheu ” . ” U ktheva atdhe ” dhe ” Për ty Kosovë””, ka shkruar ai.

Sipas tij, tirazhi i tyre nga secili vëllim poetik me nga 500 copë libra gjithsejtë 1500 copë libra të botuara në shtypshkronjën dhe shtëpinë botuese “Shkrola ” Bardhosh Prishtinë, me menaxher Naim Dushi.

Postimi i plotë i Tahirit:

Në ditën ndërkombëtare të Librit.Një ditë gëzimi dhe suksesi bashkë me ju miq lexues artdashës dhe sponzor dritë artë…

Gepostet von Ilmi Tahiri am Donnerstag, 23. April 2020