Reshjet e dendura të shiut të cilat sot kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjesit në Podujevë kanë shkaktuar probleme të mëdha për nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Rugova”, raporton Llapi.info.

Rruga “Skënderbeu” e cila gjendet afër kësaj shkolle, përveç mbingarkimit me vetura, është mbushur e tëra me ujë. E për filloristët kjo gjë po paraqet problem pasi që për të kaluar rrugën atyre u duhet kaluar përmes ujit i cili vjen që nga rrethi i qytetit.

Kujtojmë se si pasojë e këtyre reshjeve edhe shumë rrugë tjera të qytetit të Podujevës janë vërshuar nga uji./Llapi.info