Ermal Osmani, i cili ishte kandidat për kryetar të Forumit Rinor të LDK-së në Llap, ka reaguar pas tensioneve që ndodhën në mbledhjen e djeshme të Kuvendit, në të cilin Plator Ejupi mori këtë post, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Osman ka theksuar se gjatë këtij procesi, parregullsitë, sipas tij, ishin të qëllimshme dhe tendencioze.

“Nuk do të dorëzohem deri në frymën e fundit t’i luftojë servilët dhe disa gra që doken si burra që udhëheqin degën e LDK-së në Podujevë”, shkruan ai pos tjerash.

 Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetar te komunës se Podujeves

Të nderuar delegatë të Kuvendit zgjedhor të Forumit Rinor të LDK-së ,

Të nderuar kordinator të LDK-së për monitorimin e procesit zgjedhor,

Procesi i fundit zgjedhor të Forumit Rinor të LDK-së, fatkeqësisht po përcillet me një varg parregullsish, të cilat e minojnë gjithë procesin.

– Së pari, nuk është publikuar agjenda e kuvendeve kur do të mbahen, ashtu siq ka ndodhur me degët e tjera të LDK-së;

– E dyta, mendojmë se është jashtë çdo rregulloreje të LDK-së, mënyra e zgjedhjes së delegateve te kuvendeve, sepese janë mbajtur fshehur datat e kuvendeve në lokalitete të ndryshme dhe nuk jan lajmëruar organet më të larta të nëndegëve, si kryetari i nënndegës dhe kryetari i forumit aktual në atë nëndegë.

Kjo ka ndodhur në nëndegët si në: Sibofc, Podujeva 2 nëndega 2, Podujeva 2 nëndega 3, Podujeva 2 nendega 1 , Podujeva 1 nëndega 3 dhe 4. E dyta ka prej tyre qe janë mbajtur me nga 2-3 individë me praninë e njërit prej antarëve të kryesisë për ta ligjitimuar si Kuvend të mbajtur, por në fakt lista e mbushur me propozime vetem ti mbajnë në grusht delegatët dhe të mos e dijë kush prej kujt janë zgjedhur.

E treta, është bërë bashkimi i disa lokaliteteve me nga 3 mijë vota duke mos iu lënë hapsirë të rinjëve tjerë, ndërsa është formuar një nëndeg e re me 95 vota e cila njihet si lagje e Gllamnikut qe 32 vite dhe secilit banor te asaj lagje ne dokumente personale, vendbanimi i shenon Gllamnik.

Kjo është për të vetmin qëllim sa për t’ia dhënë bazën deleguese njërit prej kandidatëve i cili është propozuar gjatë kuvendit. Andaj arsyeja pse jemi në këtë Kuvend eshtë ta zgjedhim kryetarin e legjitimuar nga një kuvend i kamuflluar nga kryesia e degës së Podujevës me miratimin e Kryetarit.

Të gjitha këto parregullësi të qëllimshme dhe tendencioze, do të përfundojnë në qëllimin e vetëm për ta minimizuar e kontrolluar sa më shumë LDK, dhe jo për ta hapur e rritur atë.

Nuk do të dorëzohem deri ne frymen e fundit ti luftoj servilat dhe disa gra qe doken si burra qe udhhiqin degen e LDK ne Podujeve

Në këtë link, mund të lexoni gjithçka ka ndodhur dje në këtë mbledhje të LDK-së në Llap./Llapi.info