Për më shumë se tri orë zgjati mbledhja e thirrur nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, e thirrur për zgjedhjen e organeve të reja të rinisë në Llap, shkruan Llapi.info.

Tensione dhe shtyerje pati përgjatë gjithë procesit, për shkak që disa delegatë thuhet se nuk u lejuan të hyjnë në mbledhje.

Madje, sipas burimeve brenda takimit, ndalesën e tyre e bëri sigurimi i thirrur për mbarëvajtje të procesit.

Moslejimi për të hyrë këta delegatë brenda mbledhjes, ngjalli reagime edhe tek disa të tjerë që ishin brenda sallës.

Ata në shenjë revolte, fillimisht e lëshuan mbledhjen, duke e bojkotuar gjithë procesin.

Indijimi i tyre thuhet të jetë edhe për shkak të moslejimit të të gjithë të pranishmëve të hyjnë në mbledhje, por edhe për shkak që sipas tyre; është tentuar të ‘kontrabandohet’ kryetari i ri i forumit rinor në Podujevë dhe drejtuesit tjerë të këtij forumi.

Llapi.info mëson se kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë.

Mirëpo, 65 delegatë të pranishëm i kanë dalur kundër këtij propozimi.

Bile, mungesa e votave të nevojshme mund ta dështojë komplet mbledhjen e sontme, për zgjedhjen e kryetarit të ri të forumit rinor.

Llapi.info do ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet që do të ndodhin brenda mbledhjes.