Policia në Podujevë ka arrestuar edhe dy persona të moshës së mitur, të cilët kishin hyrë në një shtëpi për të vjedhur, raporton Llapi.info.
“Podujevë 12.03.2021-12:40. Me 16.03.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (të mitur) nën dyshimin se të njëjtit me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar dhe kanë demoluar dhomat e shtëpisë me qëllim kryerjen e vjedhjes”, thuhet në raportin 24-orës të Policisë së Kosovës.
Sipas PK-së, të njëjtit, pas intervistimit në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24-orë.
Ndërkohë, po ashtu sot, Policia në Podujevë ka arrestuar edhe tre persona tjerë për vjedhje të rëndë.
Në një komunikatë për medie nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit kanë kryer një vjedhje më 31 tetor të vitit të kaluar, ku një femre i është vjedhur një çantë, në të cilën kishte para, dy telefona dhe dokumente tjera personale./Llapi.info






