Lokale - eSIMy


Tre persona të moshës 17 vjeç janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer një vjedhje të rëndë, raporton Llapi.info.

Në një komunikatë për medie nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit kanë kryer një vjedhje më 31 tetor të vitit të kaluar, ku një femre i është vjedhur një çantë, në të cilën kishte para, dy telefona dhe dokumente tjera personale.

“Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot janë arrestuar tre persona të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Zahir Pajaziti”në Podujevë. Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 31.10.2020, ku personat e dyshuar, kanë arritë që me forcë të marrin nga viktima ( femër) një çantë dore, (ku kishte një shumë të parave, dy telefona, si dhe dokumentet personale etj.). Organizimi i mirë i punës së hetuesve policor të Podujevës, ka mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar, që të tre të moshës 17 vjeç. Pas intervistimit personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë që bazuar në të gjeturat e deritanishme nga hetuesit policor, dyshohet se personat e njëjtë janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./Llapi.info