Dy dritare, që siç duket nuk i kanë shërbyer më dikujt, janë hedhur në gyp të kanalizimit, njofton Llapi.info.

Ky gyp i cili gjendet në rrugën “Vëllezrit Frashëri” në Podujevë, përkatësisht në lagjen e “Ashkalive” është në këtë gjendje prej disa ditësh.

Sipas banorëve, kapaku i gypit është vjedhur dhe për këtë arsye edhe janë hedhur dritaret në të, gjë që ka shtyrë drejt bllokimit këtë kanal.

Kujtojmë se probleme me rrjetin e kanalizimit kanë edhe banorët e fshatit Peran përkatësisht ata banorë të cilët gjendjen përgjatë rrugës “Arat e Dautit”. Që nga dita e mërkurë uji i cili është duke depërtuar përmbi gypa u ka hyrë atyre në oborre e shtëpi duke shkaktuar dëme e aromë të pa këndshme./Llapi.info