Kultivuesit e pemëve dhe perimeve tashmë kanë në dispozicion edhe një qendër të re grumbulluese në komunën e Podujevës. Kompania ‘Herta Fruits”, ka hapur qendrën e re grumbulluese për pemë dhe perime me kapacitete ruajtëse në mbi 1000 ton.
Me rastin e hapjes së kësaj pike grumbulluese, drejtori i kompanisë tha se këto qendra përveç që ju mundësojnë fermerëve ruajtjen e prodhimeve të tyre edhe në periudha jashtë sezonës, ua mundësojnë atyre edhe lidhjen me zinxhirin përpunues, e cila në të kaluarën ka pasur shumë vështirësi.
“Kjo pikë e re grumbulluese është një mundësi e re për fermerët e kësaj komune, por edhe të komunave tjera, që të bashkëpunojnë me kompaninë përfituese. Besoj se projektet e kësaj natyre, të cilat janë duke u realizuar gjithandej Kosovës, po krijojnë mundësi të reja në relacionin prodhues-përpunues”, tha drejtori Svirca.
Investimin dhe ngritjen e kësaj qendre grumbulluese jenë bërë nga familja Stublla, e cila po mundëson krijimin e shumë vendeve të reja pune dhe mundëson rritje më të shpejt ekonomike.
“S’ka dyshim që kjo qendër grumbulluese do të luaj rol kyç në zhvillimin e sektorit privat, me theks të veçantë në industrinë ushqimore të komunës së Podujeves, regjionit, por dhe më gjerë”.
Kompania Herta Fruits ka marrur përfaqësin për Kosovë të një kompanie të madhe botërore në këtë fushë për eksport dhe import të produkteve bujqësore.