Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën pasi atij i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.66 gram, njofton Llapi.info.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë./Llapi.info