Këshilltari i LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka reaguar pasi gjuajti ujë në drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahut, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të mbajtur në Kuvendin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Rrahamani thotë se veprimin e ka bërë pa paramendim, për çka, siç thotë ai, ka kërkuar falje, derisa ka shtuar se Fetahu, sipas Rrahmani, do të duhej të merrej në pyetje nga organet e rendit.

“Sot gjatë punimeve të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit të Komunës së Podujevës, në moment e sipër e kam lagur me pak ujë, drejtorin e Arsimit në Komunën e Podujevës. Veprimin e kam bërë pa paramendim dhe në rrjedhë e sipër të diskutimeve nënqmuese, e fyese që po përdorte z. Fetahu ndaj grupit tonë, grup në të cilin ishte edhe vet ai deri dje.  Për veprimin dhe në respekt të kuvendit dhe kolegëve asambleistë, në vazhdimet e seancës kam kërkuar fajle! Ndërsa, kjo aspak nuk e ndryshon bindjen time për drejtorin, i cili në këto momente është dashur të ishte duke u intervistuar nga organet e rendit për shkak keqpërdorimeve masive në punësim dhe skandaleve me tenderë në furnizimin e shkollave. Justifikimi për tri pika ujë, po ikim nga seanca, nuk pin ujë, kjo ishte vetëm preteks për të ikur nga përgjegjësia. Të gjitha faktet tona do të paraqiten në organet e drejtësisë”, ka shkruar ai.

Këshilltarët e LDK-së e kanë akuzuar drejtorin Fetahu për punësime partiake e familjare duke i shpërfillur kriteret e ligjet në fuqi.

Por Fetahu ka thënë se nëse e gjejnë një familjar të tij të punësuar diku, ai jep dorëheqje./Llapi.info

Eskalon situata në Kuvendin Komunal të Podujevës, Ekrem Rrahmani i LDK-së e lagë me ujë Avni Fetahun (Video)