Lokale - eSIMy

Rreth 8% e votuesve kanë dalë të votojnë sot deri në ora 11:00 në Komunën e Podujevës.

Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Podujevë, Islam Demolli i cili deklaroi se afër 8 % e qytetarëve me të drejtë vote kanë kryer obligimin e tyre qytetar në këtë Komunë.

Sipas tij deri më tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi.

Kurse, KQZ në mbledhjen e dytë të këtyre zgjedhjeve bëri të ditur se në bazë të dhënave nga komunat e Republikës së Kosovës deri në ora 11:00 kanë votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8,45% e votuesve./Llapi.info