Në një supermarket në qytetin e Podujevës ditë më parë ka ndodhur një vjedhje.
Produktet ushqimore janë vjedhur nga një burrë, i cili e kryente veprën në prani të gruas së tij e cila e mbante fëmijën në krahë.
Në videon që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihet burri teksa i fut produktet në pantallona dhe gjithkund nëpër xhepa.
Më poshtë mund t`i ndiqni pamjet.





