Lokale - eSIMy

Ish-këshilltari në Kuvendin e Komunës së Podujevë, Blerim Macastena, ka kujtuar sot momentin kur është liruar nga burgu në Serbi – fiks një vit më parë, shkruan Llapi.info.

Rruga deri në pikën kufitare të Merdares, Maçastenës iu kishte dukur tejet e gjatë. E vetmja gjë që kishte nevojë atë ditë kishte qenë mbushja me ajër Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

E martë 25 Maj 2021

Zgjohem para ziles së mengjesit, tre netët e fundit shumë pak kisha fjetë, isha fizikisht e psiqikisht i lodhur, akuza e rëndë, prokurorja kërkone së paku 3 vite burgim.

Kontrolla e mengjesit ma konfirmon gjygjin në ora 9:00.

Në sallen e gjygjit me prisnin familjarët: Fazlia, Drita, Shemi, Pajtimi, të cilet i pershendeta “mirëmengjes”, për Bylbylin, Altinin nuk kishte pasur vend shkaku masave anti covid. Prania e familjarëve në seancë për mua ishte një barrë e rëndë, i kisha porositë që mos të vijnë fare, por edhe nëse vijnë çfarë do vendimi që merr gjykata reagimi i tyre të ketë dinjitet, kokën lartë e faqebardhë.

Gjygjtari: A e pranoni akuzen?

Unë: Jo, në asnjë menyrë!

Filloj te flas,

Gjygjtari: Këto që i thua ti janë në dëshminë tuaj të dhënë më heret, i kemi lexuar! Unë: Po, vetem se po dua ti theme edhe një here.

Gjygjtari: Në rregull vazhdo.

Vazhdova me fol në detaje se si ka ndodhë rasti. Mbas meje fjalen e mori prokurorja, ku filloj me disa akuza dhe kërkoj denimin tim. Me pas avokatja e paraqiti mbrotjen. Pas dëgjimit tim, prokurorës, avokatës, kolegji i gjygjtarëve kërkon një pauzë të shkurtër për konsulltim, për pak minuta kthehemi e japim verdiktin! Minuta shumë të gjatë.

Trupi gjykues pas pak kthehet në sallë.

Gjygjtari: Ju lus që të ngriteni në këmbë. Gjygji ka marrë vendim që: I akuzuari shpallet i pa fajshëm, lirohet nga të gjitha akuzat dhe i nderpritet menjëhere masa e paraburgimit! Me kanë tradhtu emocionet, të vogel thash yes, mu duk sikur u hap qielli, u qel tavani, mrapa meje në sallë filluan duartrokitjet, u ktheva me shiqu mrapa disa prej tyre i kishin tradhtu lotët, sigurimi ju thotë qetësi! Reagon gjygjtari mos i pengoni, kanë të drejtë me u gëzu, ndienjë e jashtëzakonshme. Gjygjtari duke u larguar nga salla me pyet: Kjo gruaja është nëna juaj, po i thash e kam si nënë, lejoni të përshendeten, përshendetem me Driten. Të tjeret largohen jashtëzakonisht të lumtur nga salla, ju qeshte fytyra nga gëzimi.

Me kthyen në burg, tani më vetëm procedurat, marrja e gjërave personale dhe vendimi me shkrim, zakonisht mbrenda 20 minutave të burgosurit e lironin dhomen. Për mua u vonuan afro dy orë, shkaku i një gabimi teknik, minuta të gjatë në ato momente, nuk u qelke dera, hajde qelu ma. Hapet dera më në fund gardianet Maçastena shkojm.

Mbasi i përfundova procedurat e nënshkrimeve të dokumenteve, marrjen e gjërave përsonale, rastisi me qellu shef ndërrimi gardiani me sjellje shembullore, i kërkova të më përcjell nga zyra e pranimit deri te dera e oborrit 10-15 metra, e falenderova për sjellje të jashtëzakonshme, i njejti më uroj rrugë të mbarë, shendet e gjitha të mirat.
Porosi nga të burgosurit, kur të dalësh nga këtu mos u kthe mrapa me shiku burgun (gjoja se kthehesh prap) njejt veprova nuk u ktheva me shiku ku kam qendruar 5 muaj e gjysmë.

Para objektit me prisnin familjaret, aty erdhen Bylbyli, Altini, me heret nuk i kisha pa, (u pyetshin njeri me tjetrin, a i keni lajmeru të gjithë që u liru, po i kemi lajmeru të gjithë), gazetaret po insistojn me na pritë në kufi, por nuk po e dinë kohen e saktë kur mundemi me mbrri.

A je për kafe, po ç’farë kafje po du ajër të vendit tem, vendosa me Fazlin me udhëtu, nuk ecke rruga, kerri sikur është i ndalur, rruga tepër e gjatë deri ne Merdare!

Po kthehesha nga një vend i vështirë, në fillim nuk kisha besu që kthehem i gjallë, mbas nje kohe mu pat kthyer shpresa, besojsha që mbrenda 2-3 viteve kthehem.

Gjatë gjithë kohës së qendrimit atje kisha ëndrru që kur të lirohem përshendetjen e parë që kam me bërë, ka me qenë tabela në kufi me mbishkrimin:

“Mirë se vini në Republiken e Kosovës”
“Wellcome to Republik of Kosovo”

Pershendetja e dytë, kur te shkeli mbrenda teritorit tonë në heshtje me ju drejtu vendit dhe njerzëve te mi:
” Pamvarsisht rrethanave e rrezikut ja u kam ruajt nderin, vendit, shoqerise, familjes”

Nga gëzimi, hutia, harrova krejtë tabelen edhe me i fol në heshtje vendit tem.

Policia i ka porositë familjarët që mos të presin afër kufirit sepse është e ndaluar, aty ishin vetëm Hyseni e Shuku, pak më poshtë Berati, i kalova kontrollet e kufirit.

Të tjeret janë duke te prite para restoranit Metropol, po dua me ece në këmbë deri atje, nuk mundesha me u ngi ajër të vendit tem…

Gjatë qendrimit në burg me ka ndodhë disa here me pa enderr qe jam në shtepi ose me shokë në qytet, sa i çelsha sytë i pajsha grilat e hekurit në dritare, ndienjë tepër e rëndë.

Deri sa ecja me shkonte mendja mos jam në ëndërr!

Ç’do hap që po eci më shumë po e kuptoj që ëndrra po bëhet realitet, po ndihem i rilindur!

Vazhdon …