Një person i cili shtiu me armë zjarri dje rreth orës 13: 45 minuta në qytetin e Podujevës është arrestuar nga Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.

Sipas PK- së i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht pistoletën me një karikator e cila është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info