Policia në raportin ditor bën të ditur se dje në mesditë në Podujevë, një grua është kanosur nga bashkëshorti i saj. E njëjta e ka paraqitur rastin në Polici, njofton Llapi.info 

Sipas Policisë, i dyshuari ka dorëzuar një armë të gjuetisë (prodhim rus), i cili posedonte lejen për armëmbajtje dhe me këtë rast atij i janë konfiskuar nga Policia një fishek, një thikë, një rrethatore dhe 5 fishekë të kalibrit 16-të.

Me vendim të prokurorit kujdestar rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info