Komuna e Podujevës ka përfituar një grant me vlerë prej 163 mijë e 270 euro nga projekti i
bashkëfinancuar nga MAPL dhe SDC/DEMOS, njofton Llapi.info.

Kjo është bërë e ditur nga i pari i Podujevës, Agim Veliu i cili përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se ky grant ka ardhur si pasojë e performancës së mirë të komunës.

“Mjetet nga ky grant do të përdoren për financimin e projekteve, të cilat do të dakordohen me donatorët dhe planifikimet tona”, ka shkruar Veliu./Llapi.info