Për nder të 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës ka organizuar disa aktivitete. Pjese e këtyre aktiviteteve ka qenë edhe koncerti festiv i mbajtur në Sallën e Teatrit në Podujevë nga Shoqëria Kulturore Artistike “Josip Rela” dhe grupi i të rinjve.

Koncerti filloi me paraqitjen e korit të qytetit të Podujevës, i udhëhequr nga Dirixhenti Kushtrim Ajeti. Më pas koncerti vazhdoi me këngë dhe valle.
Komuna e Podujevës, përveq koncertit festiv sot ka organizuar edhe një futboll të vogël, i cili u mbajt në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu”, në ora 12:00.