Ndonëse nëpër vende të ndryshme kopshtet zoologjike janë të thurura për kafshë, në Podujevë një i tillë ngjason me to, por që është i hapur, madje në qendër të kësaj Komune, shkruan Llapi.info

Image may contain: tree, grass, plant, sky, dog, outdoor and nature

Në parkun e qytetit qytetarët sot kanë hasur në numër të madh të qenve endacakë, e që kjo gjë po vazhdon të paraqet problem për qytetarët llapjanë, pasi që llavat e qenve endacakë që sillen vërdallë rrugëve të qytetit. Ata kanë ‘pushtuar’ secilën rrugë, institucione arsimore, shëndetësore e parqe të qytetit. Në mungesë të strehimit, qentë bredhin rrugëve.

Image may contain: one or more people, tree, plant, grass, outdoor and nature
Image may contain: shoes, tree, dog and outdoor


Image may contain: grass, tree, outdoor and nature

Edhe pse janë ndarë 1.3 milion euro nga Qeveria e Kosovës për realizmin e projektit për trajtimin e tyre, projekt ky i realizuar edhe në Komunën e Podujevës, rreziku vazhdon të jetë i madh.

Se që kjo po paraqet problem për Podujevën e kanë thënë muaj më parë për Llapi.info edhe zyrtarë nga Komuna.

Duke pasur parasysh rrezikun që iu kanoset qytetarëve, në Komunën e Podujevës patën thënë se do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria për të eliminuar rrezikun e tyre.

Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi ka thënë për Llapi.info se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), kompania e kontraktuar ka realizuar projektin, siç është e përcaktuar me ligj. Mirëpo, edhe pse është realizuar ky projekt numri i qenve endacakë në Podujevë është i madh. Elezi pati shtuar se Komuna do të kërkojë ndihmë edhe te Qeveria e Kosovës.

“AVUK, përmes kontraktimit të praktikave të licencuara veterinare për kryerje të shërbimeve, ka realizuar projektin, sipas të cilit ishte paraparë: zënia e qenve, mjekimi (vaksinimi dhe trajtimet e nevojshme mjekësore), kastrimi, sterilizimi dhe ne raste të veçanta eutanazi (për eutanazi ka vendosur veterinari duke respektuar aktet ligjore ne fuqi). Mirëpo, pavarësisht realizimit të këtij projekti, në territorin e Komunës tonë vazhdon të ketë numër të madh të qenve endacakë, të cilët paraqesin rrezik për qytetarët. Komuna sërish do të kërkojë nga Qeveria që të gjendet mënyra dhe të ndërmerren masa për të eliminuar rrezikun nga qentë endacakë”, pati thënë Elezi.

Përkundër kësaj, qentë e shumtë vazhdojnë të bredhin rrugëve të Podujevës, derisa sulmet e qenve ndaj qytetarëve në Podujevë nuk ka qenë i vogël në vitet paraprake./Llapi.info

https://www.llapi.info/wp-content/uploads/2018/07/qente.mp4?_=1