Deri në ora 11 në qytetin e Podujevës, sot, në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë, kanë votuar 10.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, raporton Llapi.info.

Krahasuar këtë shifër me zgjedhjet qendrore të cilat u mbajtën më 11 qershor të këtij viti, në qytetin e Podujevës dolën 8 për qind e votuesve.

Kjo i bie se në Podujevë në këto zgjedhje numri i votuesve ka qenë më i madh për 2.46 për qind.

Kujtojmë se në Podujevë të drejtë vote kanë 80 mijë e 676 votues.