Kreu i partisë së Pavarur Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq nuk u lejua të dalë në shtetin serb.
Kreu i partisë së Pavarur Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq, në shenjë proteste ka kaluar pikën kufitare të Kosovës, por atje nuk u lejua të dalë në shtetin serb.
Pasi u kthye nga kufiri, Petroviq tha se kjo është e padrejtë që po iu bëhet atij dhe anëtarëve të partisë së tij, njofton Klan Kosova.
Petroviq shtoi se këto direktiva vijnë nga Beogradi dhe se intervistimet nga policia serbe kanë qenë mesazhe frikësuese për qëndrimet liberale të SLS-së.