Policia e Kosovës, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar pesë persona të dyshuar se kanë përdorur dhunë në familje.

Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut, Vushtrri dhe dy raste në Pejë.

Rasti në Vushtrri, ai në Mitrovicë dhe dy rastet në Pejë kishin ndodhur teksa të dyshuarit ishin nën ndikim të alkolit dhe kishin sulmuar bashkëshortet.

Ndërsa në Prishtinë, i dyshuari mashkull dhe viktima femër ishin të dy të mitur.

Detaje nga raporti i policisë:

Prishtinë 20.04.2020 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë Veri 19.04.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 20.04.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 19.04.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 20.04.2020 – 14:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.