Është përuruar edhe një çerdhe publike në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Postimi i tij:

Sot me ceremoni solemne është bërë hapja e çerdhes së re në qytetin e Podujevës, ky objekt ka qenë i ndërtuar nga viti 2005, por i papërfunduar e jashtë funksionit krejtësisht. ✂️

Si qeverisje komunale kemi ndarë mbi 100 mijë euro për ta renovuar dhe funksionalizuar këtë objekt të lënë pas dore për kohë të gjatë. Kjo hapësirë e bukur dhe moderne po hapet pranë shkollës teknike në Podujevë për fëmijët e kësaj zone. 👨‍🏫👩‍🏫

➡️Çerdhja ka kapacitet t’i pranoj 60 fëmijë, ndërsa ne si qeverisje komunale do të vazhdojmë me investime në hapjen e çerdheve në lokalitete të tjera, duke qenë të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është edukimi i hershëm. 🏡

E gëzofshin fëmijët dhe urime personelit të çerdhes, prindërve dhe komunitetit të kësaj ane! 🤝