Sot, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në qytetin e Podujevës është përuruar shtatorja e heroit llapjan Ali Ajeti në “Bulevardin e Dëshmorëve”, raporton Llapi.info.
Me rastin e përurimit të kësaj shtatoreje të pranishëm ishin zyrtarë shtetërorë e komunal, familjarë e qytetarë të shumtë të cilën përcollën nga afër përurimin e shtatores./Llapi.info